Fundamenti

Dështimi i takimit në Bruksel, Lajçak: Kosova m’i prezantoi prioritetet, Serbia s’mori pjesë për shkak të zhvillimeve në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas dështimit të takimit të Komisionit të Përbashkët të Kosovës e Serbisë për Persona të Zhdukur që ishte planifikuar të ndodhte sot në Bruksel, tha se Serbia nuk mori pjesë për shkak “të zhvillimeve në Kosovë”, duke iu referuar aksionit të sotëm për mbylljen e strukturave paralele të Serbisë.

Lajçak tha se është takuar në takime të ndara me dy delegacionet dhe tha se Kosova ia ka prezantuar prioritetet mbi këtë çështje.

“Sot patëm në plan të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel zëvendësish. U takova veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në një takim të përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.

FIDANISHTJA

Ky takim i planifikuar do të ishte i pari në Bruksel i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të zhdukurit.

Ky Komision u themelua me synimin e zbatimit të e Deklaratës për Personat e Zhdukur, e cila u dakordua nga Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.