ARKATANA

“Dështakë” – Krasniqi kritika Qeverisë: Asnjë njohje e anëtarësim – me 9 shkurt vjen LDK në qeverisje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Qeveria Kurti është drejt fundit të mandatit të saj të rregullt.E, për këtë mandat të plotë të kësaj qeverie, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje e nuk ka pasur as anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Për këto qeveria po kritikohet nga opozita, derisa nga LDK e quajnë të dështuar politikën e jashtme.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në një prononcim për gazeta blic, thotë se Qeveria s’ka bërë asnjë hap konkret për njohje as anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

“Kjo qeveri nuk ka bërë asnjë hap konkret për njohje, as anëtarësim në BE dhe as anëtarësime në organizata të Kosovës madje për shkak të qasjes së gabuar kemi humbur mundësinë për anëtarësim në KiE”, vlerëson ajo.

Hidromorava

Krasniqi thekson se përpos që s’ka sjellë njohje e anëtarësime, kjo qeveri i ka sjellë Kosovës dëme duke e futur nën masa nga BE-ja.

“Politika e jashtme është e dështuar sepse përveç që nuk kanë sjellë asnjë njohje kanë sjellë masa nga vendet e BE-së që kanë shkaktuar dëme që janë shumë vështirë të riparueshme dhe e sjellin Kosovën para një situate shumë të rënduar në arenën ndërkombëtare”, potencon deputetja.

Ajo shton se qeveria do të largohet me 9 shkurt dhe do të jetë LDK që do t’i prijë proceseve integruese për vendin.

“9 shkurti do të jetë dita kur këta dështak dhe mashtrues do të largohen nga qeveria dhe do të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që do t’i prijë proceseve integruese për Republikën e Kosovës”, deklaron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.