Mobi Casa

Dëshpërimi i familjes Avdijaj me Shqipërinë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Muaj më parë, Arena ju solli lajmin ekskluziv se familja e Xhemë Avdijajt, nga Istogu i Kosovës, ka vendosur që t’ia falë një bir Shqipërisë, talentin Donis Avdiaj, i cili aktivizohet me skuadrën e madhe gjermane Schalke.

Tifozët shqiptarë në të gjitha trevat e pritën jashtëzakonisht mirë këtë lajm. E priti edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), teksa përzgjedhësi italian, Gianni De Biasi, deklaroi kohë më parë në emisionin e televizionit Klan, ‘Opinion’ se ky është lajm shumë i gëzueshëm për kombëtaren.

UBT

Gjithsesi, FSHF-ja dhe De Biasi heshtën duke mos i mos i bërë ftesë Donisit, vlera e të cilit në treg është 50 milionë euro. Babai i Donisit, të dielën ka ‘shpërthyer’ për gazetën duke thënë se është shumë i dëshpëruar me FSHF-në. “Jam shumë i dëshpëruar. Si mos të jem i dëshpëruar kur djalit tim kurrë njëherë nuk iu bë një ftesë. Nuk e di se çfarë të them”, ka deklaruar Xhemë Avdijaj…(Arena)