FITORJA

Dëshmori i kombit Ismajl Ismajli tani e 22 vite i bën dritë Kosovës e fshatit Kopërnicë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Nën masat e rrepta të pandemisë Covid-19, sot në fshatin Kopërnicë është përkujtuar me dhimbje e krenari dëshmori i kombit, Ismajl Ismajli, i cili para 22 vitesh ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.

Sot në fshatin Kopërrnicë ishin mbledhur familjarët e fshatarët për ta kujtuar veprën madhështore të flakadanit të lirisë, prof.Ismajl Ismajlit, i cili pikërisht me 11 maj 1999 u vra nga dora ushtarake policore e paramilitare Serbe. Kalojnë vite e dekada, ndërsa kujtimi për dëshmorin Ismajl Ismajli mbetet i freskët në zemrat tona por edhe në historinë e kombit shqiptarë për ta skalitur emrin e tij me shkronja të lirisë për atdheun e quajtur Kosovë.

FIDANISHTJA

Kujtimi për dëshmorin Ismaj Ismajli dhe të gjithë dëshmorëve tjerë nuk shuhet kurrë, ata janë udhërrëfyesit tanë për shekuj të tërë. Sot bëhen plot 22 vite nga rënia heroike e dëshmorit Ismaj Ismajli, ai jeton me ne, i kemi përgjithmonë kujtimet e tija se si duhet e çmohet liria. Ismaj Ismajli shpesh thoshte,”Liria ndërtohet me jetëra të rënësh, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë ndërtohet duke zmbrapsur armikun shekullor, dhe nëse vdes për popullin tim asnjëherë një pikë lot mos ë e derdhni se ai gjak i derdhur është i lirisë”.

Në tubimin përkujtimor të 22 vjetorit të rënies së dëshmorit Ismajl Ismajli, vëllau i Ismajlit, Selatin Ismajli, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit si dhe institucionet e Kamenicës për pjesëmarrjen e tyre në këtë jubile. Trupi i dëshmorit Ismaj Ismajli sot bën roje në fshatin Kopërnicë si “gardian“ i lirisë në lapidarin e tij për të mos e harruar kurrë për gjakun e derdhur, ndërsa ne sot po jetojmë në liri nga ky gjak i lirisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.