Fundamenti

Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë dhe krenarisë së përhershme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të Gjilanit, të rënë në luftën për lirinë e Kosovës, Komuna e Gjilanit dhe përfaqësues institucioneve lokale, kanë bërë sot homazhe në Memorialin e Dëshmorëve, që 17 shtatori këtë vit shënon 19 vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të lirisë.

Kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi – Emini, që shoqërohej nga nënkryetari Arbër Ismajli, drejtorët e drejtorive komunale, këshilltarët komunal, në fjalën e saj pasi ka bërë homazheve, ka thënë se ishin pikërisht dëshmorët ata të cilët janë themeli i fuqishëm i lirisë sonë dhe njëkohësisht janë krenari e përjetshme për të gjithë ne të gjallët.
“Dëshmorët kanë dhënë jetën që ne sot të gëzojmë lirinë. Ata janë të pavdekshëm, sepse vepra e tyre do të jetojë gjithmonë e nuk do të shuhet kurrë. Gjilani ka një mburojë të fuqishme edhe sot, sepse ata janë vazhdimisht mbrojtësit e lirisë sonë, garantuesit e paqes dhe energjia e zhvillimit të këtij vendi. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe të rënëve në luftën për liri”, ka thënë kryesuesja, Kurteshi – Emini.

Fundamenti

Për ndryshe, pikërisht më 17 shtator 1999, me një ceremoni zyrtare në lirinë e Kosovës dhe me pjesëmarrje të përgjithshme, është bërë rivarrimi i dëshmorëve. Memoriali i Dëshmorëve ka të varrosur 55 dëshmorë, të rënë në luftën për liri në vitin ’98-’99./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.