FITORJA

Dëshmon Kadri Veseli

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kadri Veseli do t’i drejtohet të mërkurën në mëngjes Gjykatës. Ish-shefi i SHIK-ut pritet të jetë dëshmitar i radhës në procesin gjyqësor “Bllaca II”.

Se ai do të dëshmojë në këtë proces e konfirmojnë edhe avokatët e të akuzuarve. Ramiz Krasniqi, që në këtë proces mbron Driton Hajdarin, konfirmoi se Kadri Veseli do të jetë dëshmitar i radhës.

“Po, të mërkurën është Veseli dëshmitar”, tha Krasniqi për Express. Pritet që ish-shefin e SHIK-ut ta marrin në pyetje prokurorja e rastit dhe avokatët mbrojtës.

Veseli është ftuar si dëshmitar në këtë rast për të treguar për veprimtarinë e organizatës SHIK, për të cilën dëshmitari bashkëpunues Nazim Bllaca ka hedhur akuza të rënda.

Eco Higjiena

Nga deklarata publike e tij gjashtë personat po akuzohen për vrasje dhe tentim vrasje, në emër të kësaj organizate, shkruan “Express”. Pritet që Veseli të sqarojë të gjitha pretendimet e Bllacës se SHIK-u ka paguar njerëz për të kryer vrasje.

Edhe dëshmitari Nazim Bllaca në dëshminë e tij ka thënë se si agjent i SHIK-ut ka marrë rrogë dhe ka kryer urdhrat që ka marrë nga eprorët e tij. Në këtë rast, përveç të akuzuarve, ai përmend si epror edhe deputetin e PDK-së, Azem Sylën. Seanca gjyqësore fillon në orën dhjetë dhe mbahet në objektin e Gjykatës Supreme.

Gjashtë të akuzuarit, Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka, akuzohen për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentim vrasjen ndaj Adem Salihajt, ish-kryetar i Ferizajt dhe Ismet Arifit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.