ARKATANA

Dëshmitari i krimeve të luftës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Për secilin krim në rajonin e Mitrovicës, Halit Barani ka informacione. I ka sistemuar dhe zhvilluar për organet e ndjekjes penale. Disa prej tyre tashmë janë pjesë e akuzave. Të dyshuar për krime kanë dalë para drejtësisë.

Nuk mendon gjatë kur i kërkohen informacione për raste veç e veç. I çon duart prej tastierës së kompjuterit teksa rrëfen dëshmitë e mbledhura.

Kreh me dy gishtat e të dy duarve mjekrën e thinjur para se të përshkruante aktivitetin e tij, shkruan Koha Ditore.

Uji Dea

Poshtë xhamit të tavolinës ka broshura arti e posterë me slogane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Sipër tij ka një mori librash me dëshmi për aktivitetet e Qendrës Rajonale në Mitrovicë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ).

Dosjet ngjyrë të kuqe e të kaltër janë vendosur në vitrinën në anën e djathtë të zyrës së vogël të Baranit.