FIDANISHTJA

Dëshmia shkencore: Duhani nuk liron nga stresi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Londër – Në kundërshtim me mendimin e përhapur që thithja e duhanit liron nga stresi, shkencëtarë kanë zbuluar se ish-duhanxhinjtë në fakt janë më pak nervozë sesa ata persona që ende konsumojnë cigare.

Çdo i pesti duhanxhi pohon që thith tymin e cigares për të qenë më pak nervoz, por nga vështrimi shkencor kjo nuk ka kurrfarë efekti.

Shkencëtarët kanë matur nivelin e shqetësimeve te 500 duhanxhinj, nga të cilët disa e kishin lënë duhanin, kurse të tjerët përpiqeshin pa sukses ta bëjnë këtë.

Eco Higjiena

Rreth 70 për qind e duhanxhinjve që kanë pasur sukses t’ia dalin ta lënë duhanin për gjashtë muaj, kanë deklaruar se janë ndier shumë më të relaksuar pa thithejn e tymit të duhanit.

Për dallim nga këta, ata të cilët kanë provuar ta lënë duhanin por nuk ia kanë dalë, kanë deklaruar se janë në stres edhe më të madh sesa përpara.

“Mendimi i rrënjosur që cigaret të ndihmojnë të relaksohesh tingëllon bindshëm, por është krejtësisht i pavërtetë. E vërtetat është krejtësisht e kundërt”, kanë thënë hulumtuesit e Universitetit të Oxfordit për gazetën londineze Daily mail.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.