Dëshirë më të madhe për të studiuar të pasurit apo të varfrit?
Nga Gramos Haliti – Duke patur rastin të njoh shumë shtresa të shoqërisë tonë dhe duke patur kontakte me këto shtresa edhe pse mund të themi se dallimi nuk është edhe aq i madh, ajo çfarë më shtyri të shkruaj është dëshira e madhe për të studiuar e një shtrese me kushte më të vështira ekonomike.
Jo që ndoshta dëshira e disa më të pasurve është më e vogël por mendoj se ambiciet e tyre janë më të vogla në krahasim me disa të tjerë nga shtresa më e ulët. Kjo për faktin se shtresa e parë nuk ndjen një mungesë të disa gjërave të cilat i mungojnë shumicës se shtresës tjetër.
Pra faktori kyç që e nxit një person me kushte më të vështira për të studiuar është dëshira për arritjen e një niveli më të mirë të jetës, për sfidat e reja në jetë, për përjetimin e disa kënaqësive shpirtërore që ndoshta më parë vetëm i kishe ëndërruar. Por nuk mungon as dëshira për shpërblim ndaj familjes për sakrificat nga më të ndryshmet gjatë shkollimit,që për një ta pasur nuk e kanë edhe një vlerë kush e di sa të madhe.
Fatkeqësisht në vendin ku po jetojmë papunësia është në nivel shumë të lart, gjë që ndikon që disa të rinjë mos t’a kenë mundësin për t’ë studiuar të paktën jo në drejtimin e dëshiruar dhe për të cilin kanë aftësi por duke u regjistruar në universitetin më ta afërt të mundshëm, kjo vetëm për faktin që të përballoj kostot e shpenzimeve gjatë studimeve. E ka të tillë që nuk kanë mundësi fare për shkollim të lartë, por dëshirë shumë më të madhe se disa të tjerë që vetëm shkojnë për sy e faqe.
Padyshim ndodh jo dhe rrallë herë që këtë dëshirë të madhe ta zbehin disa faktor negativ të cilët dominojnë në rrethin tonë si :korrupsioni, hipoetizmi, shkelja e të drejtave etj. Këta faktor krijojnë një bindje te individi që edhe pas diplomimit të tij të ngelet pa punë, një fenomen i cili te ne është prezent që një kohë të gjatë.
Përderisa të pasurit e kanë më të lehtë të depërtojnë në tregun e punës me anë të korrupsionit dhe lidhjeve të ndryshme që i kanë me udhëheqës të ndryshëm te institucioneve shtetërore. Kjo në njëfarë mënyre krijon një përçarje dhe urrejtje ndërmjet shtresave të larta dhe të ulëta.
Unë mund të them se shumë njerëz që njoh që dikur ishin të varfër kanë arritur majat e suksesit dhe kanë ecur përpara me një shpejtësi te madhe, sepse dëshira e tyre e madhe për tu arsimuar e ka tejkaluar çdo pengesë, në fund të fundit them se arsimimi nuk është vetëm çështja e punësimit dhe të mirave materiale, por ajo për çfarë ka nevojë njeriu është të jetë i dobishëm për veten, familjen dhe rrethin ku jeton dhe vepron. Dikush është i varfër por shumë i pasur në shpirt./rajonipress/
Gramos Haliti student i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka”


