UBT

Dëshira e madhe e Lorik Canës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, regjistroi në mënyrën më të mirë paraqitjen e 100 me skuadrën e tij, Lazio.

Lazio mori një fitore të rëndësishme në udhëtim të Parma me rezultat 1:2, ndërsa Cana u inkuadrua në lojë në minutën e 38’, pas lëndimit të Edson Braafheid.

Fundamenti

I intervistuar nga mediat italiane, Cana theksoi se ndihet krenar që ndeshjen e 100-të të tij me Lazion, e festoi me fitore, një sukses që e ngjit skuadrën nga kryeqyteti në vendin e 5 në kuotën e 23 pikëve, por ka shtuar se dëshira e tij e madhe, është shënimi i një goli në stadiumin Olimpiko, gol që i mungon ende, pavarësisht shënimit të katër golave me Lazion në ndeshjet në udhëtim./Indeksonline/