UBT

Desar Sulejmani, dirigjent në tri orkestra

/ 2 minuta lexim

Nga qershori 2012 është drejtues artistik dhe dirigjent i Orkestrës së Këlnit, nga tetori 2012 ka marrë edhe drejtimin e korit koncertal në Essen dhe nga shkurti 2013udhëheq edhe orkestrën frymore të Essenit.

Orkestra simfonike frymore e qytetit Essen shfaq koncertin e saj të fillim vitit, të dielën e 28 prillit. E themeluar në vitin 2006, orkestra e përmendur, në koncertin e parë të sivjetshëm paraqitet m dirigjentin e saj të ri, shqiptarin Desar Sulejmani.

Sulejmani, i lindur në Shqipëri, ka mbaruar në mes të viteve 1998 dhe 2008 në universitetin e arteve Folkwang të Essenit shkollimin dhe specializimin për pianist dhe për dirigjent. Në të dy cilësitë, si dirigjent dhe si pianist, Desari ka pasur deri më tash angazhime në shumë skena të ndryshme muzikore, në Gjermani dhe në Evropë.

Mobi Casa

Në vitet 2009-2012 ai ka qenë anëtar i ekipit artistik të Teatrit Muzikor në Gelsenkirchen. Nga qershori i vitit 2012 Desar Sulejmani është emëruar në pozitën e drejtuesit artistik dhe të dirigjentit të Orkestrës së Këlnit dhe krahas kësaj, nga tetori 2012 ka marrë edhe drejtimin e korit koncertal në Essen.

Ndërkaq orkestrën simfonike frymore të Essenit ai e drejton nga shkurti 2013, shkruan lokalkompas.de.

Orkestra e re, me dirigjentin e saj dhe drejtuesin artistik po ashtu të ri, paraqitet kësaj here me një program romantik. Ajo, bazuar në kërkesën e publikut, do të bëjë një shëtitje emocionesh të mëdha nëpër melodi të njohura nga filmi dhe teatri. Shëtitja do t`i dërgojë nga Parisi në Casablanca, nga Argjentina në detin e akullt për të përjetuar ritmet pasionante të Tangos, Rumbas dhe Calipsos.(albinfo)