RCCOLA

Dërmaku: Qëllimi i Kuvendit rritja e transparencës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Drejtoresha ekzekutive e OJQ-së Network of Peace Movement “NOPM”, Besime Tusha, ka takuar Kryesuesin e Kuvendin Komunal të Kamenicës, Bajram Dërrmakun, për ta njoftuar me detyrat, aktivitetet dhe ecurinë e projektit ”Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit, të financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA).

Tusha e ka informuar Kryesuesin se stafi i OJQ-së, “NOPM”do të monitorojnë për dhjetë muaj mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe Komitetin për Politikë dhe Financa, Komitetin për Komunitete si dhe do të monitoroj drejtoritë përkatëse në komunë.

Uji Dea

Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku tha se Kuvendi komunal është i obliguar me ligje që të jetë i hapur për publikun e në veçanti për shoqërinë civile .”Mendojë se nuk do të na mungojë bashkëpunimi i ndërsjellë. Ne synojnë krijimin e strategjive për komunikim dhe avancim të marrëdhënieve me publikun, si një bazament i një qeverisje të mirë është transparenca dhe inkuadrimi i qytetarëve në vendim-marrje publike, është e nevojshme që bashkëpunimi me shoqërinë civile të ngritët dhe të avancohet edhe me tutje, me qëllim të rritjes së transparencës për e kuvendit”, ka thënë Dërmaku./rajonipress/