Mobi Casa

Dërmaku ofron bashkëpunim për të gjitha grupimet politike në asamble

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kryesuesi i Kuvendit komunal të Kamenicës, Bajram Dërmaku, ka mbajtur takim me shefat e grupeve të kuvendit komunal. Gjatë këtij takimi u diskutua për punët dhe angazhimet të cilat do t’i presin gjatë këtij mandati katër vjeçar.

Dërmaku, u ka thënë shefave të grupeve se bashkëpunimi i tij me të gjithë delegatët nuk do të mungojë asnjëherë, pavarësisht subjekteve të cilit ata i takojnë.

RCCOLA

“Do të angazhohemi dhe të punojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve të komunës së Kamenicës, mbështetjen time do ta keni në çdo aspekt. Është një nismë e mirë e Kuvendit dhe kështu do të punojmë edhe më tutje“ ka thënë kryesuesi Dërmaku.

Edhe shefat e grupeve të kuvendit premtuan se puna dhe angazhimi i tyre nuk do të mungojë asnjëherë, për të mirën e të gjithë qytetarëve të komunës./rajonipress/