FITORJA

Dërgohet në Kuvend propozimi për ndarjen e 275 mijë eurove për mbështetjen e lehonave, personave me aftësi të kufizuar, bizneseve dhe praktikantëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur sot takimin e radhës, nën drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues i Kuvendit Komunal, ku ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend raportin financiar janar-mars 2023, informatën për manifestimin “Flaka e Janarit” 2023, projekt rregulloren për ndarjen e bursave për studentë, projekt rregulloren për të drejtat, detyrimet, disiplinën dhe përgjegjësitë e nxënësve në shkollat fillore, projekt rregulloren mbi përgjegjësinë disiplinore të nëpunësve në institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese.

Po ashtu KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe propozim vendimin për miratimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtoreve dhe zëvendës drejtorëve në shkollat me mësim në gjuhën serbe, si dhe raportet e punës të Komiteteve për vitin 2022, përkatësisht planet e punës së këtyre trupave të Kuvendit për vitin 2023.

Njëherësh, KPF ka miratuar edhe kërkesën e drejtorit të Buxhetit, Riad Rashiti, që ka të bëjë me ndarjen e 275 mijë eurove nga buxheti i Komunës, për mbështetjen e grave lehona, personave me aftësi të kufizuar, bizneseve që udhëhiqen nga gratë, bizneseve start-up të të rinjve si dhe për punësimin e praktikantëve.

ARKATANA

Po ashtu, pas një debati të gjerë për dhe kundër, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe kërkesën e Avdyl Aliut, të përkrahur nga grupi i këshilltarëve LDK-AAK si dhe të rekomanduar edhe nga Komiteti përkatës, për ndarjen e një shume prej 10 mijë euro për KV ‘Drita’ (M), i cili është në rrugë të mirë për t`u bërë kampion.

Sa i përket propozimit për faljen e borxhit nga tatimi në pronë, Arianit Sadiku, kryesues, ka thënë se Komisioni Parlamentar e ka kaluar kërkesën dhe pritet të miratohet shpejt.

Ndërkaq sa i përket rrugës hyrëse-dalëse Gjilan-Bujanoc, ku punimet po zgjasin shumë, Sadiku tha se kanë marrë premtime që njëra krosi do të përfundojë deri në qershor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.