Uji Dea

Derbi i Anamoravës i takoi Zhegrës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta–Petriti” në Gjilan. Shikues: 300 Gjyqtarë: I. Osmani, E Latifi. Shtatëmetërshet: Drita 2/1, Zhegra 4/2. Përjashtimet. Drita 8 minuta, Zhegra 8 minuta. Drita – Zhegra 30:32 (15:20).

Drita: A. Sylejmani, Musliu, Haziri 4, Murtezi 2, Sahiti 8, F. Sylejmani 8, P. Mehmeti, Nevzadi, Murseli, Shabani, J. Mehmeti, Veliu, Shkodra 5, Salihu 2

Zhegra: Abazi, Agushi, Misini 8, Haziri, Azizi 4, Selmani 9, Mustafa 5, Emini, Jakupi, Aliu 2, Shaqiri.

Ndeshja e shumëpritur ndërmjet e dy skuadrave të Anamoravës në hendboll, që garojnë në elitën e hendbollit kosovar, i ka takuar skuadrës mysafire nga Zhegra në fund me dy gola dallim. Dy skuadrat me ambicie të kundërta kanë hyrë në këtë ndeshje që të fitojnë. Drita për të shënuar fitore dhe për t’i ikur fundit të tabelës dhe pozitës që do të qonte në plej aut, derisa mysafirët me një fitore eventuale do të mbanin gjasat që në fund të zënë vendin e katërt, që mundëson në fund të luftojnë edhe për titullin në garat e plejofit.

Uji Dea

Minutat e parë të ndeshjes kanë kaluar me lojë të nivelizuar dhe në shumtën e kohës rezultati ishte i barabartë. Nga minuta e 20, mysafirët fal përvojës dhe mbrojtjes së mirë kanë arritur të shkëputen në rezultat dhe pjesën e parë për ta përfunduar me 5 gola dallim 15:20.

Edhe pjesa e dytë është zhvilluar me një rivalitet të madh dhe skuadrat kishin momentet e tyre. Shpesh ndodhte që njëra skuadër të pranonte disa gola radhazi, por shpejt këndellëshin dhe fillonte seria e skuadrës tjetër. Megjithatë në minutat e fundit ishin mysafirët që arrin të avanconin edhe me katër golla dallim.

Në dy minutat e fundit gjilanasit me angazhim dhe lojë pressing arrin që t’i afrohen kundërshtarit në vetëm një gol, por ishte Aliu i Zhegrës që vulos këtë ndeshje duke shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes.

Lojtarët që u dalluan dhe shënuan gola më së shumti për vendasit ishin Sylejmani me 9 gola dhe Sahiti me 8 gola, derisa tek mysafirët më së shumti u dallua Rinir Selmani me 9 gola të shënuar dhe Misini me 8 gola./rajonipress/