UBT

Derbi gjilanas vazhdon ‘ekskursionin’ nëpër Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Derbi në mes Dritës dhe Gjilanit, dikur në kohërat më të vështira ishte krenari e festë, ku kishte emocione të gëzimit e të hidhërimit. Qyteti stolisej me ngjyrat ‘bardh e kaltër’ e ‘kuq e bardh’.


Për të qenë prezent në derbi, tifozët nuk i pengonte as vapa, shiu e dëbora, por fatkeqësisht tani gjithçka duket së është zhdukur, është shuar atmosfera e rivaliteti në mes dy klubeve, të cilat mbi dy dekada i kanë dhënë gjithçka futbollit të Kosovës.

Tifozët e qytetarët e Gjilanit jetonin për këtë derbi, ku ndeshja pritej me padurim gjatë tërë vitit, por tani kjo dëshirë po ju ndërpritet sepse derbi ose zhvillohet pa tifozë në Gjilan ose bënë ‘ekskursione’ në stadiumet e qyteteve të Kosovës.

Kjo është e tmerrshme!

Uji Dea

Ky është një mëkat i madh për dy klubet duke pësuar fillimisht humbje të mëdha financiare, për të cilat asnjëherë askush nuk ju dha llogari, përkundrazi ato vazhdohen edhe injorohen nga institucionet kompetente.

Qytetarët, dashamirët e futbollit, tifozët ‘Intelektualët’ e ‘Skifterat’, i kanë harruar emocionet e derbit pa fajin e tyre, por me fajin e politikës së gabuar dhe premtimeve boshe të politikanëve, duke i bërë si ‘lypsar’ dy klubet për të gjetur një stadium për ta zhvilluar derbin e tyre.

Tani duket se të gjithë janë dorëzuar dhe kanë humbur shpresat se një ditë derbi do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit në mënyrën se siç i ka hije një derbi.

Të dielën do të zhvillohet derbi gjilanas i 45-të kampional (pas lufte), në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ku edhe këtë here ky rivalitet nuk do ta ketë atmosferën që ishim mësuar ta shihnim dikur./sylejmanismajli/rajonipress/