ARKATANA

Deradikalizimi nis me komunat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Disa komuna të Kosovës një nga prioritetet kryesore për vitin 2016 do ta kenë diskutimin për luftimin e ekstremizmit fetar. Nisur me nxënësit e shkollave e deri te qytetarë të profileve të ndryshme do të kenë mundësi të debatojnë për format e deradikalizimit.

Komuna e Mitrovicës është njëra nga ato, e cila në bashkëpunim me shoqërinë civile do të fokusohet në luftimin e ekstremizmit fetar.

Kryetari Agim Bahtiri bashkë me Qendrën për Menaxhimin e Konflikteve dhe “Partners Kosova”, fitues të fondit nga Ambasada Amerikane në Kosovë, kanë bërë të ditur se ky projekt do të fillojë së zbatuari gjatë muajve në vijim.

Uji Dea

Selvie Rashanit, përfaqësuese e Qendrës për Menaxhimin e Konflikteve – “Partners Kosova”, fituese e këtij projekti të madh, ka bërë të ditur se aktivitetet përfshijnë debate, uorkshope dhe të tjera që do të mbahen nëpër disa komuna të Kosovës.

Ajo ka thënë se të rinjtë duhet të kenë njohuri dhe të dinë saktësisht se çka është ekstremizmi dhe çka radikalizmi, si dhe të mësojnë se si duhet qasur këtyre dukurive.

Ajo shtoi se në debate përveç nxënësve, do të kyçen edhe përfaqësuesit e institucioneve, pjesëtarët e policisë, përfaqësuesit e bashkësive fetare, ata të shoqërisë civile e të tjerë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.