FITORJA

Der Spiegel: Heqja e lapidarit të UÇPMB-së ka rrezikuar dialogun

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Forcat speciale serbe duke përdorur buldozerë kanë shkatërruar monumentin e UÇPMB-së në Preshevë – Ky akt ka shkaktuar reagime të ashpra duke nxitur tensionet politike në rajon.

Gjeografikisht Presheva mes kufirit Kosovë-Serbi e banuar me shumicë shqiptare i takon Serbisë përkundër lidhjeve direkte me Kosovën, shkruan revista e njohur gjermane “Der Spigel” në numrin e saj të fundit në shkrimin me titull: Serbi: Mijëra protestues kundër largimit të monumentit të UÇPMB-së (” Serbien: Tausende protestieren gegen Denkmal-Abriss”- UÇPMB) e cila i dedikohet zhvillimeve të fundit në Luginën e Preshevës.

Në Preshevë edhe mijëra njerëz marshuan paqësisht. Rasti tregon situata e sigurisë është e brishtë në rajoni edhe më është tensionuar, pesë vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Për më shumë se dy muaj në rajon ka pasur mosmarrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve për monumentin e UÇPMB-së. Të dielën e 20 janarit mbi 200 forca serbe intervenuan për ta larguar lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë, ku është e paqartë ende se ku e kanë vendosur policia monumentin.

FIDANISHTJA

Për popullatën shqiptare në qytetin me 35.000-rezident, monumenti ishte një monument i rëndësishëm përkujtimi për shkak të meritave të ish-luftëtarëve. Në atë pllakë mermeri ishin të renditur emrat e ish- anëtarëve të njësisë rajonale guerile shqiptare UÇPMB të cilët u vranë gjatë luftimeve me forcat serbe në Luginën e Preshevës.

Pala serbe e sheh ndërtim ilegal, derisa Ministri Daçiç kishte përsëritur disa herë në intervista se ai nuk e justifikon që do të nderohet një monument i “terroristëve”, ka shkruar “Der Spiegel”, duke ju referuar mediave serebe. Një ultimatum nga Ministria e Drejtësisë për prishjen kishte skaduar. “Serbia ka treguar durim të gjatë të mjaftueshëm,” tha Dacic pas prishjes. “Por ne kemi bërë të qartë edhe se ligjet duhet të respektohen dhe askush nuk është më e fortë se qeveveria”.

Qeveria e Kosovës e sheh veprimin si një goditje ndaj bisedimeve të paqes me Beogradin. Në një deklaratë, ajo thotë: “Ky veprim nga ana e qeverisë serbe seriozisht ka rrezikuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar revistës gjermane “Der Spiegel”

Javën e kaluar, kryeministrat e të dy vendeve ishtin takuar për bisedime dypalëshe në Bruksel. Në takim, i cili u ndoq edhe nga BE si ndërmjetëse, kjo ishte e gjitha në lidhje me të ardhmen e Kosovës, në vecanti për Veriun e Kosovës të popullur me serbë. Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, 98 vende e kanë njohur shtetin e ri deri më tani. Serbia refuzon të pranojë ende pavarësinë e Kosovës, thuhet në fund të shkrimit të revsitës gjemrane “Der Spiegle” dedikuar zhvillimeve të fundit në Luginën e Preshevës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.