Mobi Casa

Deputetja vazhdon vizitat në komunat e Anamoravës, ofron mbështetje edhe për Dardanën

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Vizita ime Dardanës dhe kryetarit të saj z. Kastrati më mundësoi që nga afër të informohem për brengat, kërkesat dhe nevojat e shumta që ka kjo komunë e Anamoraves e cila shtrihet në kufirin me Serbinë. Situata pandemike e ka goditur edhe këtë komunë dhe kryetari tregoi gatishmërinë e ofrimit të përkrahjes së qytetarëve të kësaj ane. Si deputete e kuvendit te Republikës kryetarit Kastrati i ofrova personalisht bashkëpunimin si adresë të përbashkët dhe përfaqësuese e të gjithë qytetarëve të kësaj komune pa dallim ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Mobi Casa

“Bashkëbiseduam në veçanti për problemet në Arsim. E përgëzova për iniciativat e reformave Arsimore duke e sugjeruar që të jenë në harmoni dhe koordinim në relacionin mësimdhënës, nxënës dhe prind. Si kryetare e komisionit për Arsim e inkurajova për një zgjidhje adekuate dhe të pranuar nga të gjithë dhe duke fokusuar çështjen e Arsimit si shtyllë kryesore e të ardhmes së vendit. Jo vetëm sot, por kurdoherë që Dardana ka nevojë për implikimet e mundshme si dhe kërkesat e domosdoshme në ministritë përkatëse në Kuvendin e Kosovës ju siguroj se do të jem zëri juaj gjithsesi” ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi./rajonipress/