FITORJA

Deputetja, Valentina Bunjaku Rexhepi mbështet edukatoret dhe personelin arsimor fillor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të martën kisha kënaqësinë, me ftesë të edukatoreve, ta përsërisja vullnetin dhe këmbënguljen në përkrahje të edukatoreve dhe personelit arsimor fillor, për ta rritur koeficientin e pagës së edukatoreve, arsimtarëve dhe mësimdhënësve të nivelit fillor e të mesëm, bashkë me drejtuesit dhe anëtarët e SBASHK-ut. Jam në një ritëm e melodi të njëjtë të përkrahjes me SBASHK-un dhe do ta vazhdoj mbështetjen për edukatoret e palodhshme, të përkushtuara, energjike, me vullnetin e mirë dhe me plot ide kreative për edukimin e shekullit XXI, si sot këto edukatore që takova ka thënë Valentina Bunjaku Rexhepi.

Hidromorava

Insistoj që me rritjen e koeficientit për pagë për edukatorët dhe mësimdhënësit parauniversitarë, jo vetëm se kështu bëhet rritja e të ardhurave mujore të tyre, por sepse në sytë e shoqërisë, kontributi i tyre njihet për edukimin e brezave. Është mesazh shumë i keq që gradimet financiare të mos përputhen me gradimin në bazë të sistemit të vlerave të mirëfillta. Arsimi duhet të jetë kryeprioritet kombëtar; në arsim duhet të investohet shumë më shumë, si dhe vlera më e lartë për edukatoret të njihet edhe me ligj, në aspektin e gradimit financiar. Takime të tilla, do të mbajmë me të gjithë, pasi e kemi obligim të jemi zë i qytetarëve ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.