Deputetja tallet pak me kryetarin e Gjilanit: Disa po thonë biznesin e gruas, thua se është biznes i dikujt të largët

Gjilan – Ta promovosh biznesin tënd si Kryetar Komune, është veprim skandaloz. Kështu bëri Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, duke promovuar biznesin e tij në emër të gruas. Disa po thonë biznesin e gruas, thua se është biznes i dikujt të largët ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.
“Kryetari i Gjilanit po bën diçka që nuk e ka bërë thuajse asnjë kryetar komune. E shohim se veç mosha e re kalendarike nuk ka fare rëndësi, nëse nuk ndryshon mendësia e qeverisjes” shkroi deputetja./rajonipress/