RCCOLA

Deputetja Mehmeti takon homologun e saj nga Presheva, Riza Halimin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Preshevë – Deputetja në parlamentin e Republikës së Maqedonisë Ermira Mehmeti ka qëndruar sot në Preshevë ku edhe ka takuar deputetin në parlamentin e Serbisë Riza Halimin, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Në këtë takim mes zotit Halimi dhe z. Mehmeti është diskutuar situata politike dhe e sigurisë në Luginë të Preshevës si dhe gjendja e përgjithshme në këtë rajon. Halimi ka njoftuar deputeten Mehmeti për problemet aktuale të shqiptarëve që kanë në këtë kohë të fundit si dhe për problemet jetike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Mobi Casa

Deputeti Halimi ka theksuar që duhet ndikuar tek autoritetet maqedonase që të hiqen vizat qëndruese për studentët e shumtë që studiojnë në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu Mehmeti e Halimi kanë biseduar edhe për domosdoshmërinë e hapjes ë vendkalimeve të reja kufitare mes Maqedonisë e Serbisë më rast do të mundësohej lëvizje më e mirë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me familjarët e tyre që jetojnë në Maqedoni.