Eko Higjiena

Deputetja Bunjaku viziton komunën e Artanës, ofron përkrahje në realizimin e kërkesave

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot në kuadër të vizitave komunave të Anamoravës, si deputete e Kuvendit të Kosovës isha në Komunën e Artanës ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Mobi Casa

“Në takim u prita nga kryetari z.Ivanoviç dhe nënkryetari z.Ymeri, gjithashtu pata rastin të bashkëbisedojmë për mundësitë e adresimit të kërkesave të shumta e të drejta nga kjo komunë, ku bashkëjetesa këtu është shembulli më i mirë ndërmjet etnive. Artana është komunë e cila deri tani nuk ka asnjë rast të vetëm me Covid-19, duke pasur si pasuri natyrën e saj të pastër e të bukur. Në fokusin e bisedimit ishin edhe problemet në arsim, ku si Kryetare e Komisionit të Arsimit ofrova përkrahjen time në çfarëdo kërkese dhe këshillë të nevojshme” ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi./rajonipress/