Deputetja Bunjaku reagon rreth stadiumit, sheshit dhe braktisjes së seancës

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit e dëshmoi atë që e ngrita si shqetësim këto ditë në Kuvendin e Kosovës, për bllokimin nga Qeveria të çdo investimi kapital në Anamoravë e Gjilan. Reagova edhe kundër bllokimit të rrugës kryesore dhe organizimin e panairit në shesh. Dyja reagimet e mia po dalin shumë të drejta. Së pari, Qeveria paska premtuar sot përkrahje për stadiumin, e dje thoshin Qeveria nuk e ka bllokuar ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Së dyti, disa biznese u dëmtuan shumë nga panairi, sepse veturat nuk mund të ndaleshin atypari nga rruga e bllokuar. Përveç këtyre dy bllokadave të investimeve kapitale dhe qytetit, sot Kryetari i Komunës, e lëshoi seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, bash kur do të diskutohej për punën e tij gjashtëmujore dhe pika e rendit të ditës u shty për të hënën.

Gjithmonë do të adresoj shqetësime për Gjilanin dhe qytetarët tanë. Nuk po janë pa efekt. U dëshmua me stadiumin./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS