FITORJA

Deputetja Bunjaku e angazhuar maksimalisht për projektet e Anamoravës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Deputetja Bunjaku tha se ka qenë e zëshme dhe ka bërë presion tek Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht tek ministritë përkatëse, për projektet e rëndësishme të Anamoravës. Projekti për asfaltimin e rrugës Llovcë-Kokaj, ura e mbyllur tek Liqeni i Badovcit, hyrje-daljet e qytetit, autostrada e Gjilanit, stadiumi i Gjilanit, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, çështja e kampusit universitar të Universitetit “Kadri Zeka” dhe shumë projekte të tjera, duhet të trajtohen seriozisht nga qeverisja qendrore dhe lokale, pasi që i kemi nisur me shumë mund e sakrifica në mandatet e kaluara dhe është koha e tyre të përfundojnë sa më shpejtë ka thënë deputetja Bunjaku.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj.Valentina Bunjaku-Rexhepi, para qytetarëve gjilanas adresoi disa çështje të rëndësishme që i ka ngritur si zë opozitar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Deputetja Bunjaku-Rexhepi, njoftoi qytetarët se ka marrë një nismë në Kuvend, me mbështetjen edhe të pesë deputetëve tjerë, për Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L- 040.

Ajo theksoi nevojën që ky ligj të rishikohet me kujdes dhe të mos paraqes pengesë për sektorin e gastronomisë.

FIDANISHTJA

“Çështja kryesore është togfjalëshi “hapësirë publike” në Ligjin për Kontrollin e Duhanit, i cili si term i përgjithshëm po e pengon veprimtarinë e gastronomisë në gjithë Kosovën, kur kemi parasysh edhe pasojat që ky sektor ka pasur nga pandemia e inflacioni i lartë”,- tha Bunjaku-Rexhepi.

Ajo gjithashtu tregoi se ka qenë e zëshme dhe ka bërë presion tek Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht tek ministritë përkatëse, për projektet e rëndësishme të Anamoravës.

Projekti për asfaltimin e rrugës Llovcë-Kokaj, ura e mbyllur tek Liqeni i Badovcit, hyrje-daljet e qytetit, autostrada e Gjilanit, stadiumi i Gjilanit, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, çështja e kampusit universitar të Universitetit “Kadri Zeka” dhe shumë projekte të tjera, duhet të trajtohen seriozisht nga qeverisja qendrore dhe lokale, pasi që i kemi nisur me shumë mund e sakrifica në mandatet e kaluara dhe është koha e tyre të përfundojnë sa më shpejtë.

“Poashtu, kam ngritur edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me projekte të Anamoravës. Shkolla në fshatin Pozheran të Vitisë, asfaltimi i rrugës Shipashnicë e Epërme – Desivojcë dhe projekte të tjera për këtë regjion, duhet të trajtohen me seriozitet”,- tha Bunjaku-Rexhepi në fund të adresimit të saj. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.