GRANDEMALL

Deputetja britanike Kearns: Gabim që SHBA dhe BE sulmojnë Kosovën dhe nuk e kritikojnë milicinë e armatosur të Beogradit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Deputetja konservatore në Parlamentin britanik, Alicia Kearns ka folur për krizën në veri të Kosovs në dhomën e Ulët të Parlamentit. Ajo ka bërë thirrje që të adresohet me urgjencë kriza në veri të Kosovës dhe ka kërkuar përgjigje nga qeveria britanike për presionin e tepruar të aleatëve ndaj Kosovës.

Ajo e ka quajtur inteferim të jashtëm, nga Serbia, bojkotin e zgjedhjeve lokale në Kosovë për katër komunat veriore.

“Javën e kaluar, kryetarët e zgjedhur kërkuar që të ushtrojnë rolet e tyre, jo në mënyrë të dhunshme, dhe u bë e dhunshme për shkak dhunës së orkestruar te zyrat e kryetarëve”, ka thënë ajo, raporton Gazeta Express.

“Po që se forcat armiqësore ta merrnin në kontroll një zyrë kryetari në Britani të Madhe, ne nuk do të thonim, epo mirë shko dhe puno nga shtëpia, ne do të thonim që kjo është një përpjekje për ta ngulfatur demokracinë”, ka vazhduar Kearns në fjalimin e saj.

Ajo ka përmendur edhe dhunën ndaj KFOR-it, siç është shprehur ajo, nga “milicë të armatosur” të financuar nga Beogradi.

“Kishte koktej molotovi, kishte të shtëna armësh ndaj tyre. Kishte zjarrvënie mbi makinat e Policisë”, ka deklaruar deputetja.

UBT

Ajo ka kërkuar përgjigje nga kolegët e saj qeveritarë për kritikat e pabalancuara ndaj Kosovës për zhvillimet në veri. Ajo, madje, reagimet e aleatëve perëndimorë ndaj Kosovës i ka quajtur “sulme”.

“Pra, a mund ta pyes mikun tim të nderuar, pse kishte një përgjigje kaq joproporcionale dhe të pabalancuar nga aleatët tanë?”, ka vazhduar Kearns.

“Është gabim që SHBA-ja dhe BE-ja zgjedhin që ta sulmojnë Kosovën pa kritikë ndaj milicisë së armatosur, e cila e krijoi situatën”, ka thënë deputetja.

Ajo, tutje, ka pyetur se çfarë masash po merren ndaj Beogradit për krizën.

“E dyta, çfarë kundërmasash po merren ndaj Beogradit? Sepse në këtë moment, duket se diplomacia parandaluese ka dështuar. Si dallon diplomacia jonë nga ajo e SHBA-së dhe BE-së? Sepse jemi shumë të qetë në atë që po ndodh tani”, ka vazhduar Kearns.

Ajo, gjithashtu ka pyetur nëse po mbështeten serbët lokalë të Kosovës. Ajo ka thënë se ata mund të marrin pjesë në demokraci, pa interferime të jashtme. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.