ARKATANA

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani e Kurti urgjentisht të largohen, po e bëjnë Kosovën “të kuqe”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Korab Rashiti, deputet shqiptar në kantonin e Bernit, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për bllokadën aktuale.

Ai ka vlerësuar se të dy liderët duhet të largohen nga pozitat që i mbajnë.

Në profilin e tij në “Facebook” ai ka shkruar se Osmani dhe Kurti ndryshe paraqiten para publikut e ndryshe janë në prapaskenë.

Mobi Casa

“Ai e provoi dhe ia doli me sukses deri te ngjitja në pushtet si kryeministër. Tashmë ngjyra është shpallur: ky njeri do ta fundosë vendin, sepse është i etur për pushtet. Dhe ata që ende e mbështesin, po na çojnë – ngadalë, por sigurt – drejt një republike të kuqe. Jo vetëm për shkak të mënyrës se si veprojnë dhe ideve që i përhapin, por pikërisht sepse po zbatojnë një program socialist në Kosovë. Bllokada aktuale nga lideri i LVV-së nuk është një aksident i rastësishëm i një republike të re – ajo është një alarm serioz që tregon se shteti ynë nuk ka nevojë për manipulatorë të opinionit, për demagogë apo për kapës të aparatit shtetëror. Kjo bllokadë është një thirrje e fuqishme që na paralajmëron për një gabim që nuk guxojmë ta përsërisim – sepse herën tjetër mund të na kushtojë gjithçka”, ka shkruar ai, duke i treguar arsyet se pse Osmani dhe Kurti duhet të largohen nga pozitat që i mbajnë.

“Dy figura politike duhet të largohen urgjentisht nga pozitat që i mbajnë dhe i kanë mbajtur: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Sepse këta të dy, edhe pse publikisht luajnë role të ndryshme, në prapaskenë qëndrojnë dorë për dore – dhe rrezikojnë ta çojnë Kosovën drejt një akti të pakthyeshëm”, ka vlerësuar ai

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.