Hidromorava

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të jemi më të fuqishëm

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se gjatë këtij mandati do të angazhohen fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Tash pasi jemi dy deputetë në Parlamentin e Republikës së Serbisë do të angazhohemi fuqishëm që t’i mbrojmë të drejtat dhe interesat e shqiptarëve”, ka thënë Kamberi për “Epokën e Re”.

Fundamenti

Ai ka shprehur optimizëm se qeveria e re e Serbisë do të jetë më konstruktive ndaj respektimit të të drejtave të shqiptarëve për shkak të procesit ë integrimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, Kamberi tha se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë edhe më tutje duhet ta përkrahin Luginën e Preshevës nëpërmjet fondit të veçantë.