Deputeti Jeton Svirca vizitoi Medvegjën
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Drejtësisë Jeton Svirca mori pjesë në manifestim tadicional “Takimet e Vendlindjes” i cili u organizua në Tupall të Medvegjës. Ky aktivitet u organizua nga Komuna e Medvegjës dhe Shoqata Humanitare “Medvegja” nga Zvicra.
Deputeti Svirca në fjalën e tij përshëndetëse në këtë takim ka deklaruar se ndjehet i lumtur dhe i privilegjuar që është në mesin e vëllezërve shqiptarë të Medvegjës, duke i porositur të gjithë që të angazhohen dhe punojnë së bashku për t’i arritur synimet dhe aspiratat për një komb të fuqishëm dhe të bashkuar, ka njoftuar PD.
Deputeti Svirca mori pjesë edhe në vendosjen e gurthemelit të dy shtëpive të cilat u mundësuan të ndërtohen nga forndi për Kosovën Lindore.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Kryetarët e Komuave të Medvegjes dhe Bujanovcit, përfaqësues të organizatave të ndryshme kulturore dhe humanitare si dhe shumë bashkombas shqiptarë nga Kosova Lindore, Mërgata dhe Kosova.


