Hidromorava

Deputeti i VV: Qeveria Kurti nuk do t’i ndalë shkarkimet, do të ketë edhe llogaridhënie ligjore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas shkarkimit të Bordit të Telekomit të Kosovës, të 14 konsujve, të procesit të emërimit të noterëve dhe shfuqizimin e disa vendimeve qeveria “Kurti” do t’i shkarkojë edhe zyrtarët tjerë, të cilët kanë shkelur ligjet në fuqi.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, i cili ka theksuar se një gjë e tillë do të bëhet pas analizimit të punëve të kryera nëpërinstitucionet shtetërore, të cilat janë nën kompetencat e ekzekutivit.

Artan Abrashi, i cili për herë të parë është zgjedhur si përfaqësues i zërit të popullit në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë dhënë “Zërit” ka paralajmëruar se Qeveria, në krye me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, do të shkarkojë edhe zyrtarë të tjerë, të cilët në një formë ose tjetër kanë shkelur ligjet në fuqi.

FIDANISHTJA

Sipas Abrashit, mirëpo një gjë e tillë do të bëhet vetëm pasi të jetë vlerësuar puna e tyre në institucionet përkatëse.

“Shkarkimeve, që tash e tutje do të ndodhin brenda organeve e institucioneve shtetërore, paraprakisht duhet t’u paraprijë një lloj analize e vlerësimi i punës së tyre.

Pra, duhet të bëhet auditimi i pasqyrave financiare, vendimet që kanë marrë, performancën e atyre bordeve ose të agjencive të ndryshme dhe konfrom kësaj pasi të bëhet një analizë gjithëpërfshirëse, atëherë pasojnë edhe këto vendime”, ka thënë Abrashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.