UBT

Deputeti i PD-së, Sokol Olldashi ka humbur jetën

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Sapo është nxjerrë nga makina trupi i pajetë i deputetit Sokol Olldashi. Lajmi është konfirmuar nga familja e deputetit tashmë të ndjerë. Në vendin e ngjarjes tani janë ish kryeministri Sali Berisha, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe shumë deputetë të PD-së e PS-së.

(E plotësuar) Edhe zyrtarisht është konfirmuar se deputeti i PD-së, Sokol Olldashi, ka ndërruar jetë, dhe trupi i tij ende ndodhet brenda veturës së aksidentuar, ka konfirmuar nga vendi i ngjarjes gazetari i televizionit A1Report.

Sipas tij, në vendngjarje ka mbërritur edhe bashkëshortja e deputetit Olldashi, e cila është mjaftë e trishtuar. Bëhet e ditur se vetura e tipit Audi Q7, pas daljes nga rruga, ka përfunduar në një greminë të thellë prej rreth 100 metra. /Telegrafi/

—————————————————————————–

LAJMI I FUNDIT: DEPUTETI I PD’SË SOKOL OLLDASHI HUMB JETËN NË NJË AKSIDENT TRAFIKU

Nga Express | 20 Nëntor 2013 22:19Madhësia e tekstit:AAA
(E plotësuar) Trupi i pajete i duputetit demokrat, Sokol Olldashi, ka mberritur ne Morgun e Qendres Spitalore te Tiranes, njoftojne mediat shqiptare.

Duket se ai po drejtonte vete makinen dhe nuk shoqerohej nga askush.

————-

Deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, ka humbur jetën në një aksident të rëndë në zonën e Krrabës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, tek zona e quajtur lapidari i Kërrabës, ku për shkak të reshjeve të shiut, automjeti Audi Q7 me targa AA003HN, me të cilin udhëtonte zoti Olldashi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Policia thotë se Olldashi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë nga një lartësi prej 100 metra.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, por drejt Krrabës janë nisur edhe zyrtarët e lartë të PD, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Flamur Noka.

Sokol Olldashi ishte vetëm 40 vjeç dhe për pak ditë mbushte 41.

Kush ishte Sokol Olldashi

Të dhëna vetjake

Datëlindja: 17.12.1972

Edukimi:

1995- Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

2004- Kolegji i Mbrojtjes pranë Komandës së Doktrinave (Politikat e Sigurimit Kombëtar).

Diplomuar me “Medalje të Artë” – shkolla e mesme e përgjithshme “Naim Frashëri”, Durrës.

Veprimtaria profesionale:

Profesioni: Jurist

1999-2001: Kryeredaktor në Televizionin ATN1

1995-1999: Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”

1994-1996: Reporter pranë ATSH-së.

Mobi Casa

Veprimtaria politike:

2002: Kryetar i Forumit Rinor të PD-së.

maj 2005 – maj 2009: Kryetar i PD-së së Tiranës.

2001-2005: Nënkryetar i Komisionit të Përhershëm të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores.

Anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme.

Kryetar i Komisionit Hetimor për shqyrtimin e ligjshmërisë së përdorimit të fondeve në Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës si dhe zbatimin e ligjshmërisë për zhvillimin urbanistik në Tiranë.

2005-2007: Ministër i Brendshëm

2007-Shtator 2013: Ministër i Punëve Publike dhe Transportit.

Zgjedhur në:

Zgjedhur në legjislaturat: V, VI, VII, VIII.

Qarku: Durrës

Grupi dhe Komisionet parlamentare:

Grupi parlamentar: PD

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, anëtar. Komisioni për Çështjet Ligjore, Tregtinë dhe Mjedisin, anëtar.

Marrë nga Gazeta Tema

Policia: Deputeti Sokol Olldashi dyshohet se ka humbur jetën

(E plotësuar) Deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi dyshohet se ka humbur jetën sot në mbrëmje në një aksident të ndodhur në aksin Tirane-Elbasan, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në greminë. Pritet konfirmimi zyrtar, por burime policore nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se informacionet nuk janë të mira.

News24 mori informacion se rreth orës 21:18 minuta, një aksident automobilistik u shënua në zonën e njohur si Lapidari i Krrabës. Në momentin e aksidentit, deputeti Olldashi së bashku me një person tjetër ende i paidentifikuar po udhëtonin me automjetin tip ‘Benz’ i zi AA003HN’. Makina ka rënë nga një lartësi e madhe, ndërsa vështirësi është paraqitur në nxjerrjen e trupave.

Policia, dy ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje. Pas kësaj në vendin e ngjarjes mbërriti dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe deputeti Flamur Noka.

Deputeti Flamur Noka ndodhet në vendngjarje por nuk ka pranuar të flasë. “Nuk mund të flas dot”, tha ai për gazetarin që ndodhet në vendgjarje, transmeton BW. /Telegrafi/
——————————————————–

Aksidentohet rëndë deputeti Sokol Olldashi

Një aksident i orëve të vona të ditës së mërkurë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë lapidarit të Krrabës, është shënuar pasi një mjet me targa AA 003 HN ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Mediat bëjnë të ditur se në mesin e dy të plagosurve është deputeti i Partisë demokratike Sokol Olldashi, për të cilin thuhet se ka marrë plagë të rënda.

Burime nga vendngjarja raportojnë për 2 të plagosur deri më tani, ndërkohë që mjeti, nga informacionet paraprake, besohet të jetë i deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, që dyshohet se ka mbetur i plagosur nga ky aksident, transmeton TCH.

Dy ambulanca dhe forcat e policisë u gjendën menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që priten të tjera informacione në vijim. Ende nuk dihet nëse humbja e kontrollit ka ndodhur për shkak të motit të keq, apo ndonjë defekti teknik të automjetit. / Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.