FITORJA

Deputeti i LDK-së thotë se ka tendenca për mosrespektim të aktgjykimit: Po veprojnë jashtë rendit kushtetues

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, ka deklaruar se ditëve të fundit ka pas vërejtje se disa subjekte politike kanë shfaqur tendenca të mospranimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo nuk është mirë për sistemin kushtetues të Kosovës, pasi ata të cilët nuk i respektojnë aktgjykimet dhe Kushtetutën po veprojnë jashtë rendit kushtetues të Kosovës.

Abrashi këto komente i bëri pas mbledhjes së komisionit për arsim, ku tha se e mira është që komisionet e Kuvendit të Kosovës, kanë nisur të funksionojnë, ndërsa, fatkeqësia është që Kuvendi nuk po funksionon me kapacitete të plota.

ARKATANA

“Komisionet kanë filluar të mblidhen dhe punojnë me kompetencat që kanë, fatkeqësia tjetër që seancat apo kuvendi nuk po punojnë me kapacitet të plotë dhe kjo ndërlidhet me vet mocionin e mosbesimit. Ne shpresojmë pa dashur që kjo të tingëllojë si ndërhyrje që Gjykata Kushtetuese shumë shpejt të merr vendim në mënyrë që të hapet rruga proceseve tjera dhe funksionimit të Qeverisë dhe Kuvendit. ….jo vetëm ne si LDK por edhe partitë tjera duhet ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tash ditëve të fundit ose javëve të fundit ka pas vërejtje edhe të mijat personale se disa subjekte nuk i kanë pranuar vendimet ose kanë shfaqur tendenca të mospranimit të vendimeve ose vet aktgjykimeve në raste të veçanta dhe mendoj që kjo nuk është në rregull dhe nuk është mirë për sistemin kushtetues të Kosovës dhe ata të cilët nuk i respektojnë këto vendime, këto aktgjykime, nuk e respektojnë Kushtetutën po veprojnë jashtë rendit kushtetues të Kosovës”, tha Abrashi. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.