UBT

Deputeti Halimi nga ambasadori Ruch kërkon angazhim të Zvicrës në Luginë të Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Preshevë – Në kuadër të vizitës së ambasadorit të Zvicrës Jean Daniel Ruch në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, ambasadori u takua me Deputetin Popullorë Riza Halimi me të cili është biseduar mbi situatën aktuale në Luginën e Preshevës këto vitet e fundit deri tek largimi i lapidarit nga forcat serbe dhe shkatërrimi i varrezave shqiptare në Bujanoc, çka e ka tensionuar situatën dukshëm, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Gjatë këtij takimi u bisedua për situatën aktuale të tensionuar në Luginë të Preshevës pas largimit të dhunshëm të lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë dhe ndërtimit provokues të qendrës memoriale të xhandarmerisë serbe në Lluçan të Bujanocit.

Eco Higjiena

Posaçërisht u bisedua për të gjitha problemet e rënda jetësore me të cilat ballafaqohen Shqiptarët e Luginës së Preshevës në radhë të parë për gjendjen shumë të rëndë ekonomike dhe shkallën rekorde të papunësisë, për shkallën e lartë të militarizimit të Luginës së Preshevës, problemet e shumta në arsim, shëndetësi dhe në qarkullimin e lirë të qytetarëve.

Me këtë rast Deputeti Popullorë Riza Halimi me argumente e paraqiti se kjo gjendje e vështirë është pasojë e mosrealizimit të programit të dy qeverive të vitit 2001 dhe qasja diskriminuese e qeverisë së Republikës së Serbisë ndaj popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës.