UBT

Deputeti Halimi flet për ndryshimet e qeverisjes lokale në Bujanoc dhe Preshevë

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti popullor nga Lugina e Preshevës dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) ka deklaruar në një bisedë me “JugPress” se Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet ende të ekzistojë mirëpo duhet patjetër ti parandalojë manipulimet.

Në pyetjen se çfarë ndryshime ai pret në punën e Trupit Koordinues dhe se pjesmarrja e tij në këtë organ shtetërorë a do të mvaret nga rjedha e bisedimeve për ndryshime në koalicionet lokale në Bujanoc, Halimi ka thënë se “Unë kam pasë rastin të flas me drejtuesit më të lartë të qeverisë së re dhe u kam shprehë atyre interesimin e shqiptarëve të luginës së preshevës për temat më të rëndësishme si sigurimin e vetqeverisjeve lokale stabile dhe largimin e vështirësive të tanishme për funksionimin e Këshillit nacional.

Në fakt, bëhet fjalë për ushtrimin e kompetencave ligjore të cilat nuk mund rallë në praktikë të ndrëhyet dhe të pengohet. Me rëndësi është që të kryhen reforma që ky organ shtetërorë të merret me problemet më të vështira dhe më të ndjeshme me të cilat përballen të gjithë qytetarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjë, por sidomos shqiptarët për të cilët edhe është miratuar programi i qeverisë në vitin 2001. Ndërsa, trupi koordinues është i obliguar të punojë për implementimin e këtij programi.
“Unë këto ditë jam duke e pregaditur një propozim për Qeverinë në mënyrë që ajo të ndryshojë vendimin dhe të emërojë një përfaqësues të ri në trupin koordinues. Me ndryshime dhe plotësime ekziston shansi që ne të arrijmë marrëveshje në mënyrë principiele. Unë kam një premtim me gojë edhe nga kryeministri Daçiq po edhe nënpresidenti Vuçiq se ekziston gatishmëria dhe vullneti për punë serioze. Mirëpo, kjo edhe në praktikë duhet të tregohet.” ka thënë deputeti popullor.
Çka po ndodh me ndryshimet në qeverisjen lokale në Bujanoc, për të cilën po spekulohet kaq shumë ditët e fundit?

“Unë mendoj se është themelore që kjo qeveri të largohet nga manipulimet që kanë qenë shumë të pranishme në punën e qeverisë së kaluar, mendoj në atë pjesë të ndikimit të qeverisë në funksionimin e trupit koordinues.Unë edhe me rastin e rindërtimit të trupit kordinues kam pasë vërejtje dhe kundërshtime ndaj kryetarit të athershëm Milan Markoviq, i cili nuk ka kryer përcaktimet themelore për të cilat kemi rëndë dakord me 27 mars 2009. Sipas mendimit tim, këtu ka pasë manipulime drastike ku edhe është shmangur bashkëpunimi, pjesërisht shqiptare të cilët e kanë pranuar rikonstruimin dhe kanë marrë pjesë në zgjedhjet e këshillit nacional.
Aty ka qenë edhe një logjikë e pakuptueshme e qeverisë së kaluar që më shumë të komunikojnë me partitë që kanë bojkotuar zgjedhjet dhe institucionet, me qëllim që të mos zbatojë të gjitha ato gjëra që më herët janë pranuar. Nëse jemi partnerë, atherë duhet të jemi partnerë në të gjitha nivelet e jo vetëm për propagandë ndërkombëtare dhe për të marrë poena ndërkombëtar zgjedhin partnerë ndërsa për partnerë në praktikë ata që fitojnë gjithçka përveç zgjedhjeve lokale.
Unë mendoj se kjo qeveri duhet ta ndërpresë këtë praktikë në mënyrë që partitë serioze të marrin pjesë jo vetëm në zgjedhjet lokale por edhe në zgjedhjet parlamentare, të përkrahin në përgjithësi të drejtat e shqiptarëve në kuadër të sistemit shtetërorë.

Fundamenti

Nga ana tjetër, mandati i përket këshilltarëve, ndërsa politikanët në Bujanoc pohojnë se me qeverisjen e re lokale, me partinë tuaj mund të humbin drejtorin e shtëpisë së shëndetit, shefin e financave?

Unë mendoj se këto relacione duhet të përputhen me partitë që kanë qeverisjen qendrore dhe partive që këtu tubojnë shqptarët dhe të cilët marrin pjesë në zgjedhje. Duhet të krijojmë një klimë politike në të cilën do të punohet në interes të qytetarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Pa përkrahjen e nivelit qendror të qeverisë, qeverisja lokale nuk ka kapacitet të zgjidhë problemet serioze me të cilën përballen qytetarët. Nuk qëndron se koalicioni ekzistues është i formuar nga një iniciativë lokale, por ajo është e “diktuar” nga ana e kryetarit të trupit kooordunues Markoviq dhe partisë së tij. Nuk qëndron as deklarata e kryetarit të asamblesë të dënë një TV të prishtinës, që ata nuk kanë koalicion me SPS. Këtë shumicë të “brishtë” tani po e mban këshilltari i SPS-it. Ne në këtë rast insistojmë në bashkëpunim me partitë më të rëndësishme që e kanë formuar qeverinë dhe ne këtu e shohim interesin që me qeverisjen qendrore, me atë që kanë vetqeverisjet lokale nëpërmjet trupit koordinues, në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase të zgjidhim problemet e këtij rajoni.

Pas bashkëpunim me qeverisjen qendrore asnjë qeverisje lokale nuk ka kapacitet të zgjidhë këtë problematikë. Sa i përket mundësisë së formimit të shumicës stabile në të cilin do të merrnin pjesë tre partitë shqiptare të cilat kanë 18 këshilltarë dhe shumë më shumë këshilltarë se të tjerët. Në lidhje me këtë se a do ta ketë dikush Shtëpinë e shëndetit apo ndonjë institucion tjetër, janë gjëra që zgjidhen në lëvizje dhe me kohë. Unë mendoj se kjo është gjë dytësore. Me rëndësi është që të formohet një koalicion funksional e cila ka shansin të siguroj perspektivën për zhvillimin e Bujanocit” ka thënë Halimi, transmeton presheva.com.
A mendon për ndryshime në qeverisjen lokale në Preshevë?

Në Preshevë shumica ka 22 këshilltarë dhe tani është stabile. Ne më herët kemi dërguar kundërshtime serioze minstrit Markoviq për shumë, si të them raporteve kaluklative ndaj fenomenit në qeverisjen lokale në Preshevë. Ne tani nga qeveria e re kërkojmë që mos të lejojnë thyrjen e ligjit dhe a do të jetv në periudhë të ardhshme, nuk mund të paragjykoj. Kryesisht në këtë drejtim duhet të ketë qëndrim parimor. Do të ishte jo normale që kjo shumicë që punon sipas ligjit, ne nuk mund që vetëm se nuk jemi pjesë e kësaj shumice, të kërkojmë ndryshime në qeverisje” ka thënë Halimi. /presheva.com/