GRANDEMALL

Deputetët vazhdojnë “maratonën” për konstituimin e Kuvendit, sot tentimi i 43-të

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot përpjekjen e 43-të me radhë për t’u konstituuar, më shumë se pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Seanca është ftuar për në orën 11:00.

Deri tani në asnjë nga seancat e mëparshme nuk është arritur të përmbyllet me sukses procesi i zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, duke krijuar një ngërç të zgjatur institucional.

Në seancën e të shtunës e cila u mbajt në vonesë në mbrëmje pas një alarmi të rrejshëm për bombë, dështoi sërish të miratohet krijimi i komisionit për votim të fshehtë që do të mundësonte procedimin për votim për zgjedhjen e kryetarit

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti më i madh në Kuvend, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare, duke insistuar që votimi të zhvillohet përmes një procesi të fshehtë.

FIDANISHTJA

Kjo kërkesë është kundërshtuar nga partitë e tjera PDK, LDK, AAK e Nisma të cilat nuk po propozojnë anëtarët për këtë komision dhe e akuzojnë Vetëvendosjen për mungesë bashkëpunimi.

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe ka kërkuar nga deputetët të tejkalojnë dallimet për të mundësuar funksionalizimin e Kuvendit.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e nxori më 26 qershor një aktgjykim i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin, por nuk dha hollësi se çfarë do të ishin pasojat në rast se afati nuk respektohet.

Osmani tha se do t’i drejtohet gjykatës nëse deputetët s’e formojnë institucionin ligjvënës së shpejti.

Nëse edhe tentimi i sotëm dështon, nuk përjashtohet mundësia që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, çka do të thellonte më tej krizën politike dhe institucionale në Kosovë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.