Fundamenti

Deputetët të paprofilizuar, komisionet me mungesë të ekspertëve

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e shtatë do të ketë 14 komisione parlamentare, dy më pak sa kishte mandatin e kaluar.

Organizatat e shoqërisë civile të cilat monitorojnë punën e Kuvendit thonë se deputetët janë të paprofilizuar dhe se do të ketë mungesë të ekspertëve në përbërjen e komisioneve parlamentare.

Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha për Ekonomia Online se pjesa dërmuese e anëtarëve të komisioneve janë të kualifikuara në tri fusha: në shkenca politike, ekonomi dhe drejtësi.“Në ka shumë ndryshime në ristrukturim të komisioneve, janë bërë disa ndryshime të vogla në fushë veprimtarinë e tyre dhe janë përshtatur me numrin e ministrive dhe fushat që do t’i përfshijë secila ministri që të bëhet lidhja e llogaridhënies se kabinetit qeveritar ndaj Kuvendit”.“Duke e parë kualifikimin e deputetëve të rinj, ndonëse një numër i madh i deputetëve janë për herë të parë. Nuk do të ketë shumë ndryshim në këtë aspekt sepse pjesa dërmuese janë të kualifikuara në shkenca politike, ekonomi dhe drejtësi. Ka fusha të tjera që munden me mbete të pa mbuluara me ekspert, do të jetë përbërja e njëjtë si legjislatura e gjashtë”.“Do të jetë problematike në fillim derisa deputet e rinj të mësohen me punën. Sa i përket ekspertizës përsëri do të kemi boshllëk në disa fusha”, u shpreh Haxhiu.

Kurse, Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, potencoi se kjo legjislaturë përveç mungesë së ekspertëve ka në përbërje edhe shumë deputetë të rinj dhe pa eksperiencës.

Uji Dea

Sipas tij, në këtë legjislaturë ka anëtarë të komisioneve që punë e parë e bëjnë si deputet.“Është paraparë të formohen 14 komisione që do të jenë dy më pak se në të kaluarën. Janë të njëjta që kanë ekzistuar në legjislaturën e kaluar. Çka mbetet të shihet se deputet që do të jenë pjesë e komisioneve a do të jenë aktiv në kërkimin e llogaridhënies nga ministra dhe udhëheqës të institucioneve. A do të merren me monitorimin e zbatimit të këtij ligji që votohet në Kuvend që janë në përkatësinë e komisioneve parlamentare”.“Nëse e shohim legjislaturën e shohim se nuk ka përfshirë numër të madh të ekspertëve të fushave të ndryshme. Secila legjislaturë që ka ardhur ka qenë me e dobët se tjetra për shkak të njerëzve që kanë ardhur aty, të pa përvojë. Ka të atillë që punën e parë e bëjnë si deputet. Kjo tregon se ka mungesë të eksperiencës për një numër të caktuar. Është partia ajo që do duhej të zgjedhtë nga radhët e deputeteve të saj që janë më të mirë dhe fushës përkatëse”.

Kuvendi vendosi që grupi më i madh parlamentar, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, do të udhëheq tri komisione: Komisionin për Buxhet dhe Transfere, Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis dhe Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.Tri komisione do t’i drejtojë edhe Grupi Parlamentar i LDK-së: Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Komisioni për Integrim Evropian dhe Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Grupi Parlamentar i PDK-së, i cili nuk kishte përfaqësues në mbledhjen e sotme, pritet të kryesojë Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Grupi Parlamentar i AAK-së do të ketë nën udhëheqjen e vet dy komisione: Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe atë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ndërsa GP i Nismës Socialdemokrate do të kryesojë Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të drejtohet nga GP i Listës serbe, ndërsa ai për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nga GP 6+.