ARKATANA

Deputetët shqiptarë të Luginës takohen me ministrin e drejtësisë Selakoviq

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Deputetët shqiptarë nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Parlamentin Republikan, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, janë takuar sot me ministrin e drejtësisë në qeverinë e Serbisë, Nikolla Selakoviq.

Në takimin e zhvilluar me ministrin, cili do të jetë pjesë edhe i qeverisë së re, është biseduar rreth funksionimit të gjyqësorit në Bujanoc dhe Preshevë.

Dy deputetët e PVD-së kanë kërkuar nga ministri aktual (dhe i ardhshëm) i drejtësisë që në përbërjen e Qeverisë së re të zgjidhen këto tema:

Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në gjyqësorin e dy komunave, përshpejtimin e procedurës për zgjedhjen e gjykatësit për kundërvajtje në Preshevë dhe dy gjykatësve në Gjykatën komunale në Bujanoc nga radhët e kuadrove shqiptarë, zgjedhjen e përkthyesve gjyqësorë jo vetëm në Gjykatën për kundërvajtje dhe themelore ne Preshevë dhe Bujanoc, por edhe në Gjykatën dhe prokurorinë e shkallës së dytë në Vranjë.

Uji Dea

Në kumtesën e pranuar nga portalit informativ Titulli, mes tjerash thuhet se temë bisede ishte edhe pranimi i praktikantëve të rinj në organet e sistemit gjyqësorë.

“Në takimin e zhvilluar në Beograd mes deputetëve shqiptar dhe ministrit Selakoviq u bisedua edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrjetin e gjykatave, i cili ka anashkaluar kërkesat e shqiptarëve për ekzistimin e institucioneve gjyqësore në këto dy komuna”, thuhet në kumtesën e shërbimit për informim të deputetëve shqiptar.

Mëtej, nënvizon njoftimi se vazhdimi i reformës së sistemit gjyqësorë është obligim që imponohet nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është potencuar në takim, që do të ketë reflektim për përmirësimin e gjendjes aktuale në sistemin gjyqësorë në Luginën e Preshevës.

Dy deputetët shqiptarë gjatë fushatës parazgjedhore me rastin e zgjedhjeve parlamentare, patën premtuar se do të angazhohen për të drejtat e shqiptarëve të Luginës, ndërsa takimi i sotëm i cili pritet të japë rezultatet pas themelimit të Qeverisë së re të Serbisë, mund të shihet si fillim i mbarë i përmbushjes së premtimeve të dhënë elektoratit shqiptarë në Luginë./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.