ARKATANA

Deputetët s’bëhen kryetar pa dorëzuar mandatin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Asnjë nga katër deputetët e zgjedhur si kryetar komune, ende nuk kanë dhënë dorëheqje nga pozita që mbajnë në Kuvend. Lutfi Haziri fitues në Gjilan, Imri Ahmeti në Lipjan, Sali Asllanaj në Suharekë dhe Idriz Vehapi në Rahovec pavarësisht rezultatit përfundimtar të shpallur nga KQZ, ende nuk kanë marrë asnjë veprim në drejtim të lëshimit të mandatit të deputetit.

Një gjë e tillë paraqet problem për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi sipas ligjit në fuqi ky organ nuk mund t’i certifikojë ata si fitues të pozitave të reja pa ofruar dëshmi se kanë hequr dorë nga posti i deputetit.

Uji Dea

Anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi, ka tërhequr vërejtjen se personat në fjalë duhet të sjellin dëshmi sa më shpejtë në mënyrë që të procedohet certifikimi i tyre.

“Ne kemi shpallur rezultatin përfundimtar dhe në bazë të kësaj ata është dashur të veprojnë me dorëheqje. Ne nuk mund t’i certifikojmë ata si kryetar komune nëse nuk na ofrojnë dëshmi se kanë hequr dorë nga posti tjetër i zgjedhur, në këtë rast i deputetit. Kështu kemi vepruar edhe rastet dhe do të veprojmë edhe tash”, ka thënë Gjoshi…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.