Uji Dea

Deputetët që tentuan izolimin e Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova nuk ishte asnjëherë më afër izolimit të plotë ndërkombëtar dhe prishjes së raporteve me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-në dhe me BE-në, se të premten e kaluar, kur dyzetetre deputetë të Parlamentit të Kosovës me nënshkrimet e tyre kërkonin seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Por, një iniciativë e tillë dështoi në dy tentativat e Kryesisë së Kuvendit në mungesë të kuorumit, pasi që në mbledhje nuk morën pjesë përfaqësuesit e dy partive opozitare, të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të LDK-së.

Diplomatët ndërkombëtarë në Kosovë ishin të parët që dolën haptas kundër kësaj iniciative, duke thënë se me një veprim të tillë shteti i Kosovës po rrezikon të ardhmen për shkak të interesave personale të liderëve të saj.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, deklaroi se në rast se një propozim i tillë kalon në Kuvend do të ketë implikime shumë negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës.

Madje, sipas tij, kjo do të konsiderohet nga SHBA-ja si “thikë pas shpinës”. “Ideja për ta ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale mund ta izolojë Kosovën globalisht. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka thënë Delawie.

Mobi Casa

Edhe më i prerë në lidhje me iniciativën e ligjvënësve kosovarë ishte ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, duke thënë se kjo mund të jetë nata më e rrezikshme e Kosovës që nga paslufta.

Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, në një deklaratë për gazetën “Zëri” ka thënë se asnjë politikan kosovar nuk ka të drejtë ta marrë një vendim që do ta vendoste në rrezik të ardhmen e Kosovës.

Përndryshe, ndonëse kishte nënshkruar për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, të premten pasdite ka tërhequr nënshkrimin për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale me arsyetimin se nuk ka qenë informuar korrekt nga iniciuesi i mbledhjes së nënshkrimeve se për çka është fjala.

Edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se deputetët kanë qenë të mashtruar me nënshkrimet për Specialen.

Sipas tij, deputetët kanë menduar se do të debatonin rreth peticionit me nënshkrimet e grumbulluara nga OVL-ja e UÇK-së për Gjykatën Speciale, por kur kanë hyrë në sallë, siç ka shkruar ai, po dëgjonin histori trishtuese për gjëra të jashtëzakonshme. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.