FIDANISHTJA

Deputetët përplasen për privilegjet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Komisioni për Mandate dhe Imunitete i Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të nxjerrë ndonjë përfundim sa i përket çështjes së pensionimit për ish deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Madje gjatë mbledhjes së sotme debati për imunitet dhe pensione suplementare u shoqërua me përplasje të ashpër mes anëtarëve të komisionit në fjalë. Dy partitë më të mëdha në vend, PDK dhe LDK, vlerësojnë se duhet të bëhet një dallim i deputetit në krahasim me qytetarët e rëndomtë për faktin se punët e tyre janë më specifike dhe me përgjegjësi mjaft të madhe, transmeton standardi. Ndërkaq, përfaqësues të Vetëvendosjes kërkojnë qe deputetët të mos kenë privilegje në pensione, por të ruhet imuniteti i tyre.

Kryetari i këtij komisioni Armend Zemaj, thekson se duhet kompromis i gjerë në mënyrë qe të hartohet një qëndrim unik për imunitetet dhe privilegjet e deputetëve. “Unë mund të kem pikëpamje ndryshe edhe nga partiakët e mijë për pensionimet e parakohshme dhe privilegje tjera, por kërkoj qe siguria e deputetit të mbetet në fuqi, përpos në raste kur ndodhin shkelje ligjore. Unë nuk jam ai qe mund të vendos për mendimin e secilit deputet, por kërkoj qe mos të ketë diskriminim në mes të deputetëve dhe qytetarëve të thjeshtë, sepse të gjithë ata qe jetojnë në Kosovë, duhet të ndihen të sigurt”, thekson Zemaj.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, nënkryetari Behar Selimi thekson se ai nuk mund të shpreh qëndrimet e GP e të PDK-së, por ai kërkon qe disa ‘privilegje’ të ruhen sepse këto i gëzojnë edhe ata nga institucionet tjera me rendësi të veçantë. “Nëse kërkohet qe deputeti të zhveshët nga të gjitha imunitetet, atëherë kërkohet edhe ndryshimi i ligjeve dhe Kushtetutës.

Lëvizje VV këmbëngul kërkon qe të mos ketë pensione suplementare, por siguria të ruhet për çdo deputet. Albulena Haxhiu: “Nuk është e ndershme qe ish deputetet të gëzojnë pensione suplementare shtesë, por është e domosdoshme siguria shtesë për deputetët. ‘Unë si deputete e Kuvendit të Kosovës mund të shpreh pakënaqësi ndaj vendimeve të ndryshme qeveritare, e të dal në rrugë për të protestuar. Kështu qe unë dua të gëzoj imunitetin tim si deputete edhe në situata të tilla”, thotë Haxhiu.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.