HW

Deputetët marrin paga pa punuar, kosto mbi 200 mijë euro në mars

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Derisa po pritet vendimi i Kushtetueses, deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të marrin paga pa punuar. Pavarësisht mosangazhimit të tyre, në fund të muajit mars buxhetit të Kosovës do t`i kushtojnë rreth 200 mijë euro. Shuma totale e pagave të deputetëve gjatë muajit shkurt ka arritur shifrën e 182.000 eurove, ndërsa janë shtuar zërat që kërkojnë rishikimin e ligjit që rregullon përfitimet e deputetëve.

120 deputetët e legjislaturës së 10-të u betuan më 11 shkurt, në seancën konstituive, duke u zotuar në përmbushjen e detyrave me nder dhe përkushtim.

Ky akt solemn i hapi rrugën angazhimit të deputetëve për të quar përpara agjendën legjislative, që ishte në pauzë prej më shumë se një viti.

Shuma totale e pagave të deputetëve gjatë muajit shkurt ka arritur shifrën e 182.067,06 eurove. Ndërsa 26 zyrtarë të lartë personalë të deputetëve gjatë muajit shkurt u paguan 14.634,61 euro.

Gjatë muajit mars deputetët do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës rreth 200 mijë euro, ani pse ata nuk janë angazhuar fare prej datës 9 të këtij muaji, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ndaloi çdo veprim të presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe çdo veprim të Kuvendit të Kosovës derisa masa e përkohshme është në fuqi.

HW

Pra, më 31 mars deputetët e Kuvendit, do të marrin pagën e plotë e shumë prej tyre edhe shtesën për shkak të viteve të përvojës. Buxheti i shtetit, gjithashtu, mbulon pagat e asistentëve personalë të deputetëve, të cilët konsiderohen staf mbështetës politik.

Monitoruesit e punës së Kuvendit e shohin këtë situatë të paprecedentë. Për ta, marrja e pagës së plotë pa asnjë angazhim ngre pyetje serioze mbi përgjegjësinë dhe moralin e përfaqësuesve të qytetarëve.

Ngjarjet e njëpasnjëshme që kanë quar në bllokadë të punës së të zgjedhurve të popullit e dëmtojnë legjitimitetin e qytetarëve dhe besimin në institucione.

Paga bazë e një deputeti është 1 mijë e 914 euro. Vetëm vitin e kaluar, janë shpenzuar mbi 1 milion euro nga buxheti i shtetit për pagat e 120 deputetëve pa ndonjë rezultat konkret nga puna e tyre, pas ngërçit të stërzgjatur në Kuvend./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.