FIDANISHTJA

Deputetët liderëve: Aman, na ndihmoni

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Kuvendin e Kosovës është e domosdoshme ndërhyrja e liderëve politik. Liderë të partive më të mëdha politike në vend ka gjasë që të bëhen bashkë në një takim, ku do të diskutojnë mundësinë se si të zhbllokojnë punën e institucionit më të lartë ligjvënës në vend.

Përveç deputetit të PDK-së, Arsim Bajrami, dhe nënkryetarit të Kuvendit po nga PDK-ja, Xhavit Haliti, të cilët kërkuan ndihmën e liderëve politikë në këtë rast, edhe shoqëria civile po e kërkon një gjë të tillë, transmeton KTV.

ARKATANA

Instituti Demokratik i Kosovës, i cili monitoron vazhdimisht punën e Kuvendit, thotë se ndihma e liderëve politikë në këtë situatë, është e domosdoshme. Driton Selmanaj thotë se nëse kjo situatë vazhdon, atëherë shpie drejt zgjedhjeve të parakohshme. AAK-ja, e cila thotë se e do zhbllokimin e punës së Kuvendit, po kërkon një marrëveshje ndërmjet shefave të grupeve parlamentare.

Por, LDK-ja shprehet e palëkundur nga qëndrimet e saj. Edhe për Vetëvendosjen, sipas së cilës procesi i privatizimit të PTK-së është udhëhequr deri tash në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, thotë se çfarëdo takimi e çfarëdo vendimi i liderëve, nuk mund ta zhbëjë, e as ta prapakthejë këtë të vërtetë. Në lëvizjen e Kurtit insistojnë që Komisioni për hetimin e PTK-së duhet të plotësohet, meqë është nënshkruar nga 40 deputetë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.