Hidromorava

Deputetët kosovarë “plangprishësit pa hesap” të parasë publike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputetët e Kuvendit të Kosovës vetëm për 9 muaj, prej janarit deri në shtator të këtij viti, kanë bërë shpenzime të mëdha në dreka zyrtare, telefona, udhëtime jashtë shtetit, si dhe mëditje. Vetëm për dreka, ata kanë shpenzuar më shumë se 87 mijë euro, ndërsa për telefona rreth 52 mijë euro.

Ndryshe, siç heqin dorë lehtë duke bojkotuar seancat, deputetët këtë nuk e kanë bërë edhe kur është fjala tek udhëtimet zyrtare jashtë shtetit dhe mëditjet për ato udhëtime. Vetëm për udhëtime jashtë shtetit, deputetët kanë shpenzuar mbi 55 mijë euro. Po për udhëtimet jashtë shtetit, deputetët kanë marrë mbi 48 mijë euro mëditje, transmeton KTV.

ARKATANA

Kurse, akomodimi jashtë vendit u ka kushtuar mbi 10 mijë euro. Mbi 10 mijë euro deputetët kanë shpenzuar edhe brenda vendit. Ata, 35 mijë euro i shpenzuan për kompjuterë. E paga dhe mëditje, për 9 muaj, deputetët morën mbi 2 milionë e 230 mijë euro. Shikuar në përgjithësi, deputetët për 9 muaj kanë shpenzuar gjithsej mbi 2 milionë e 500 mijë euro. E hiq më pak nuk ka shpenzuar edhe Administrata e Kuvendit. Për paga dhe mëditje kanë marrë mbi 1 milion euro, ndërsa për telefon fiks dhe mobil, administrata ka shpenzuar mbi 55 mijë euro.

Ndërkohë, shoqëria civile kritikon Kuvendin e Kosovës për shpenzimet që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë bërë për 9 muaj, nga 1 janari deri më 30 shtator të këtij viti. Analisti Avni Zogiani i ka quajtur këta deputetë të Kuvendit të papërgjegjshëm, të cilët mendojnë për komfortin e tyre e jo për përgjegjësitë institucionale. Zogiani tha se janë pikërisht këta deputetë që kanë pagën dhe mëditjet më të mëdha në rajon, ndërsa për punën që bëjnë nuk do të duhej të kishin pagë më të lartë se ajo mesatare në Kosovë, transmeton KTV. Edhe KDI-ja, e cila është monitoruese e rregullt e punës së Kuvendit, vlerëson se shpenzimet e deputetëve janë në disproporcion me punën që ata e bëjnë. Valmir Ismajli thotë se Kuvendi do të duhej të ishte gardian i shpenzimeve të institucioneve tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.