Eko Higjiena

Deputetet e PDK-së kritikojnë qasjen e Qeverisë për shëndetësinë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Deputetet e PDK-së nuk janë të kënaqura me trajtimin e shëndetësisë, përkundër deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa se ky sektor është prioritet i Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

Safete Hadergjonaj, deputete e PDK-së, partisë që është në koalicion me LDK-në e Mustafës, ka vlerësuar se buxheti i vogël po vë në rrezik shëndetin dhe jetën e pacientëve në QKUK.

Reagimi i saj vjen pas vizitës që kryeministri i ka bërë Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe premtimeve të tij për shëndetësinë.

ARKATANA

“Koha Ditore” para disa ditësh ka raportuar se si Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës këtë vit do të ketë më pak buxhet në dispozicion sesa vitin e kaluar. Ndërsa ata që do të pësojnë më shumë janë pacientët, sepse shkurtimi i buxhetit është bërë në kategorinë e barnave. Është shkurtuar buxheti për citostatikë, ndërsa zyrtarët e ShSKUK-së kanë deklaruar se me këtë buxhet do të kenë barna vetëm për tetë muaj.

http://koha.net/?id=27&l=87874

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.