GRANDEMALL

Deputetët e opozitës kërkojnë dorëheqjen e Veselit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Kryetari i Kuvendit duhet të japë dorëheqje pas fyerjes që ia ka bërë deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu”, raporton KTV.

Kështu janë shprehur deputetë të opozitës, duke thënë se kryeparlamentari Veseli me këtë rast i ka fyer të gjitha gratë dhe nënat kosovare. Zyrtarë të opozitës po ashtu kanë thënë se ngjarjet që ndodhën në seancën e fundit të Kuvendit, ishin të dhunshme dhe jodemokratike. Kurse seanca e mbajtur pa opozitën, sipas tyre, është klandestine, transmeton Koha.net.

Kadriu-Albulenës… ma honksh***…

Për këtë shprehje, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli duhet të japë dorëheqje.

Kështu mendojnë zyrtarë të opozitës, të cilët kanë dalë në Kuvend edhe të dielën.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, e ka krahasuar deklaratën e Veselit me fyerjen e Aleksandër Jabllanoviqit që ua kishte bërë nënave gjakovare.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se prania e policisë në sallën e Kuvendit është e papranueshme.

Ai ka treguar edhe kush është përgjegjës për dhunën që është përdorur ndaj deputetëve.

Hidromorava

E seancën që është mbajtur pa opozitën në katin e pestë të Kuvendit, opozita e quan klandestine dhe jodemokratike.

Madje shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, i ka quajtur minj deputetët e pozitës që mbajtën seancë, sipas saj, në vrima.

Kurse ligjet që u miratuan në këtë seancë, siç e quan ajo ilegale, do t’i bëjnë mirë pozitës.

Derisa kanë pohuar se do të vazhdojnë ta pengojnë punën e Kuvendit deri të tërhiqen nënshkrimet e marrëveshjeve për Zajednicën dhe demarkacionin me Malin e Zi.

E kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se të premten koalicioni qeverisës e ka futur Kosovën në një krizë më të thellë dhe se koalicioni e ka humbur legjitimitetin politik.

Ai tha se atë ditë pozita ka luajtur me nerva të njerëzve, duke i shtyrë seancat dhe se ka ardhur koha e protestës.

Limaj e ka përkrahur edhe sondazhin e qytetarëve për të shkuar në zgjedhje.

http://koha.net/?id=27&l=81248

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.