ARKATANA

Deputetet e Kuvendit vizitojnë komunën e Artanës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal Shefkije Mehmeti pritën në takim Lirije Kajtazi deputete e Kuvendit të Kosovës dhe Afërdita Syla nga Organizata e NDI-së. Në këtë takim ishin të pranishme dhe Anëtaret e Kuvendit Komunal në Novobërdë.

Qëllimi i këtij takimi ishte ndërtimi i një bashkëpunimi në mes të deputeteve të Kuvendit Qendror, dhe Këshilltarëve të Kuvendit Komunal, si dhe që të ofrohet ndihmesë në procesim të projekteve në kuadër të gjinisë femërore, dhe të ofrohet bashkëpunim të ndërlidhët me Grupin e Grave deputete me anëtarët e Kuvendit Komunal.

Lirije Kajtazi u tha grave këshilltare të Novobërdës se si grup i grave në kuvend komunal duhet t’i identifikojnë nevojat e grave në komunë e pastaj të përpilojnë projekte të ndryshme në interes të atyre grave. Me këtë rast ajo shpreh gatishmërinë dhe përkrahjen nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës për arritjen e qëllimeve dhe kërkesave të anëtarëve të kuvendit komunal.

ARKATANA

Afërdita Syla menaxhere në projektin Instituti Ndërkombëtar Demokratik NDI,tha se kjo organizatë ka filluar të përkrah grupin e deputeteve të kuvendit nga viti 2005,dhe me kërkesë të tyre ne kemi radhë që të vizitojmë komunën tuaj duke e pas parasysh të gjitha iniciativat që janë marrë në kuvend për ngritjen e vetëdijesimit të gruas falë këtyre deputeteve janë finalizuar,dhe ne jemi të përkushtuara që të ju ndihmojmë në të gjitha aspektet.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri pasi që përshëndeti të pranishmet shprehi gatishmërinë që të bashkëpunoj dhe ndihmoj këtë iniciativë të cilën e konsideron mjaftë të qëlluar,ku ai tha se mua më gëzon fakti që keni filluar këtë bashkëpunim ndërmjet vete si anëtarë të kuvendit qendror dhe atij lokal,dhe çdo iniciativë që do të vjen si nga zyra për barazi gjinore si nga anëtarët e kuvendit tek ne do të përkrahët u shpreh Kryetari Ymeri.

Ndërsa Shefkije Mehmeti Kryesuese e Kuvendit Komunal dhe grat deputete të kuvendit lokal shprehën të kënaqura dhe të vullnetshme në drejtim të kësaj iniciative./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.