GRANDEMALL

Deputetët e “droguar e të dehur”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Deputetët e legjislativit kanë rënë deri në atë “derexhe”, saqë ngritën dyshime që ata të kenë qenë të droguar dhe nën ndikim të alkoolit në seancën e fundit maratonike, në të cilën disa hodhën disa herë gaz lotsjellës. Tensionet dhe përplasjet e vazhdueshme të pushtetit dhe opozitës tashmë nuk përbëjnë lajm, por seanca e fundit plenare e Kuvendit ka nxjerrë në sipërfaqe diçka të pazakontë.

Pushteti ka drejtuar “gishtin” mbi deputetët e opozitës se nën ndikimin e drogës e të alkoolit, madje edhe të armatosur, po bëjnë veprime të dhunshme brenda sallës së Kuvendit, duke kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi përmes hedhjes së gazit lotsjellës.

Uji Dea

I pari që ngriti çështjen e përdorimit të alkoolit nga deputetët opozitarë ishte zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, i cili është edhe lider i PDK-së. Ai tha se në Kuvendin e Kosovës ka veprime të dehjes së disa deputetëve të opozitës.

“Në Kuvend ka veprime të dehjes, për çka është e nevojshme t’iu bëhet një test i alkoolit, se në çfarë gjendje futen deputetët në Kuvend të Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar që deputetët e opozitës të kenë qenë edhe të armatosur. /Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.