Eko Higjiena

Deputetët duan “i-Pad 3” të “Mollës”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kuvendi i Kosovës synon t’i “gjejë” punë njërës nga kompanitë që njihet si ndër më të fuqishmet në botën e teknologjisë dhe që ka përfaqësinë edhe në Kosovë.

Nëpërmjet tenderit publik, organi më i lartë ligjvënës i vendit kërkon tabletë “Apple i-Pad 3 – 16 GB”, pajisje këto që i shet vetëm një kompani private brenda kufijve të vendit.

Mobi Casa

Zyrtarisht, kompania “Molla” e ka të drejtën ekskluzive dhe të garantuar të shitjes dhe importimit për të gjitha produktet e “Apple-s” për Kosovë.
Zyra e prokurimit në Kuvendin e Kosovës synon që t’i pajisë më “tabletë” të gjithë deputetët, shkruan Koha Ditore.

Nuk ka kaluar shumë kohë kur i njëjti institucion pati shpenzuar mijëra euro kur pati pajisur deputetët me lap-top të serisë së fundit, porse “tableti” konsiderohet një lloj më i avancuar i kompjuterit e që punon në bazë të “prekjeve” në ekran apo “touch-screen”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.