Fundamenti

Deputetët, bufeja e Parlamentit, asistentët e deputetëve!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Shefik Sadiku – Nga burime jo zyrtare kuptova se deputetëve të Parlamentit tonë, të Kosovës, pra u është lejuar ta kenë nga një asistent personal!

Mobi Casa
  1. Nëse kjo është e vërtetë, unë mendoj se është plotësisht e pa vend dhe e paarsyeshme, nuk e di sa është e ligjshme, sepse po të ishin shumë të ngarkuar me punë deputetët, nuk do të rrinin në bufenë e Parlamentit dhe shumë seanca e votim ligjesh dështojnë për mungesë kuorumi.
  2. Deputetët nga paga bazë dhe mëditjet në grupet parlamentare, besoj se paguhen mirë duke pasë parasysh gjendjen ekonomike të vendit.
  3. Nëse ky vendim për asistentë të deputetëve ka marrë votën e tyre, i pyes ata: Pse kërkesa për ndryshimin e ligjit diskriminues që kërkon 15 vjet përvojë pune para vitit 1999 për pensionistët kontributdhënës nuk e merr pëlqimin e juve deputetëve të të gjitha partive ?!
  4. Pse ju deputetë të nderuar jeni shumë azhur kur është në pyetje ndonjë vendim apo ligj për privilegjet tuaja, e nuk qani kokën për aprovimin e ligjeve ta zëmë për pensionet, për sigurimet shëndetësore, për rregullimin me ligje të kategorive të caktuara të shoqërisë ?
    Mos po e jetësoni më mirë se gjithkush ju deputetë atë thënien e famshme: kush është nën dardha, i hanë ato !
  5. Deputetë të nderuar ju lutem t’i përgjigjeni ndërgjegjes suaj se, a do ta shfrytëzoni sinqerisht për të mirën e vendit ndihmën e asistentëve tuaj apo asistentë tuaj do të angazhoni halla, teze, nipa, mbesa, dajallarë e ilaka ?
  6. Të nderuar deputetë ju lutem t’i përgjigjeni sinqerisht ndërgjegjes suaj në pyetjen se, a është më e domosdoshme të ketë asistent personal,sot për sot, deputeti apo mësimdhënësi?