Deponitë ilegale të mbeturinave, shqetësuese për qytetarët

Viti – Janë të shumta rastet kur qytetarët ilegalisht formojnë deponi, dhe hedhin mbeturina të ndryshme në hapësira publike, por të pakta janë rastet kurë ata janë gjobitur për këtë vepër.
Vendi ku janë të hedhura mbeturinat, gjendet në afërsi të rrugës Pozheran – Viti, në dalje të fshatit, aty është e vendosur edhe tabela nga institucionet Komunale, që duket në foto: Ndalohet hudhja e mbeturinave. Por përkundër kësaj,qytetarëve të pa përgjegjshëm as që u bëri përshtypje tabela e vendosur në vendin e lart përmendur.
Ndotja e mjedisit është një dukuri negative dhe është edhe shkelje ligjore, e cila duhet të ndëshkoj me gjobë secilin shkelës.
Hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara të ndëshkohet, dhe të marrin gjobat e merituara që janë nga 5 deri në 100.€, dhe ato të shqiptohen në afatin kohor prej shtatë (7) ditësh.
Inspektorët Komunal për mbrojtje të mjedisit, si dhe Policia e Kosovës, të jenë më të ashpër ndaj shkelësve të tillë, me qëllimin më të mirë, që ta mbrojmë mjedisin dhe shëndetin publik si dhe menaxhimin e mirëfilltë të mbeturinave thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/